Mish keci i pjekur në qumësht – Insajderi
×
Receta

Mish keci i pjekur në qumësht

Insajderi
25 September 2019 - 20:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

‘’Kur nuk ke pulën, do të hash sorrën’’ thotë një shprehje e urtë popullore, mirëpo kur nuk ke mishin e qengjit mund të shijosh fare mirë edhe atë të kecit. Receta e sotme me siguri do të kënaqë të gjithë mishngrënësit, aq më tepër ata që duan pjekjen tradicionale me saç, por edhe në tavë është një mrekulli e vërtetë.

Përbërësit: 1,2 kg mish keci, ½ litër qumësht, nenexhik, piper i zi dhe kripë.

Përgatitja: Mishin e prerë në copa e lyejmë me erëza dhe e vendosim në një tavë të thellë dhe të ngushtë ose në mungesë të saj në një tenxhere me fund të gjerë. E mbulojmë mishin me qumësht dhe në fund hedhim gjalpë të prerë me copa. E mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim në furrë me temperaturë 180 gradë për 2 orë. Duhet të kemi parasysh që ta kthejmë herë pas here për të marrë pjekje uniforme. Mishi është gati kur shkëputet lehtë nga kockat.

Shënim: Në Iluminatum mishi përgatitet në saç, perimet e patatet në prush, por për ju lexues, shef Denisi ka dhënë mënyrat e përgatitjes në shtëpi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark