Misi i Maqedonisë ra nga lartësia duke bë “selfi”, theu 11 brinjë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Misi i Maqedonisë ra nga lartësia duke bë “selfi”, theu 11 brinjë

    Insajderi
    12 July 2024 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Miss Maqedonia, modelja dhe influencuesja Emilia Rozman është vajza e cila së fundmi u rrëzua dhe u plagos rëndë në parkingun pranë “Gjirit të Eshtrave” në Ohër.

    Ndryshe, në policinë e Ohrit më 6 korrik në ora 21:40 është raportuar se E. R. (32) nga Shkupi duke bërë fotografi pranë rrethojës metalike të parkingut në kompleksin turistik “Gjiri i Eshtrave” afër fshatit Peshtan të Ohrit, ka rënë dhe ka marrë lëndime të rënda, njoftoi MPB.

    Emilia tani ka shkruar në profilin e saj në Facebook nga shtrati i saj në spital dhe ka shpjeguar se si ndodhi aksidenti ku ka thyer 11 brinjë gjatë rënies prej 7 metra lartësi, transmeton portali Lideri.mk.

    “Të shtunën në mbrëmje pata një aksident në Gjirin e Eshtrave në Ohër, ku rrëshqita, pjesërisht nga ngathtësia, pjesërisht nga vlerësimi i keq i hapësirës, ​​nuk mund të komentoj për ndërtimin e gardhit sepse nuk jam kompetentedhe kam rënë rreth 7 metra dhe kam thyer 11 brinjë. Me këtë më janë dëmtuar edhe mushkëritë dhe jam transferuar nga spitali “Shën Erazmus” në Kirurgjinë Torakale në Shkup”, ka shkruar Rozman.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark