
Luis Suarez ka folur për largimin nga Barcelona ku Ronald Koeman ishte shkaktari, pasi nuk besonte më në aftësitë e sulmuesit.
Sulmuesi uruguaian kaloi nga Barcelona te Atletico Madrid në vitin 2020, ku pastaj e fituan titullin e kampionati në atë sezoni, shkruan Insajderi.
“Unë nuk jetoj në të kaluarën dhe nuk mbaj mëri, por kam kaluar shumë keq kur u largova nga Barcelona”.
“Ndjeva se kisha ende atë që duhej për të luajtur për Barçën. Unë isha golashënuesi më i mirë pas Messit. Nuk shënoja më pak se 20-25 gola në sezon…. Më pas erdhi Atletico Madrid dhe më hapi dyert. Kjo më motivoi”.
“Misioni im ishte t’i tregoja Barcelonës se kishte bërë një gabim dhe t’i paguaja Atleticos për besimin që kishin tek unë. Dhe ne fituam La Ligën, unë i jap shumë vlerë atij titulli”, deklaroi Suarez.