Misteri i pikturës që hajnat e lanë si të pavlerë - Insajderi
×
Kulturë

Misteri i pikturës që hajnat e lanë si të pavlerë

Insajderi
03 March 2019 - 19:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një pikturë e artistit italian Mikelanxhelo Merisi da Karavaxha, të cilën hajnat e kishin lënë në shtëpinë që e kishin thyer, pasi iu duk se nuk kishte vlerë, do të dalë në ankand publik gjatë kësaj vere dhe sipas ekspertëve ajo mund të arrijë vlerën deri mbi 120 milionë euro.

Piktura 400-vjeçare mbushi ballinat e gazetave të huaja në vitin 2014, kur u zbulua rastësisht nga pronari i një shtëpie në afërsi të qytetit francez, Tuluz.

Familja gjeti pikturën duke pastruar tavanin dhe pas kësaj ekspertët bënë të ditur se bëhej fjalë për një vepër arti nga shekulli 17.

Pronarët e shtëpisë nuk ishin në dijeni se prej nga kishte përfunduar piktura aty, por i thanë policisë se hajnat kishin vjedhur disa antikitete, por edhe gjëra të pavlerë.

Piktura deri më 9 mars do të ekspozohet në galerinë londineze Kolnagi, ndërsa më 27 qershor do të dalë në ankandin publik në Tuluz./ Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark