×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Misteri i vrasjes me eksploziv, Insajderi sjell anën tjetër të rastit që po gjykohet në Kosovë

    Insajderi
    30 August 2022 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është mbajtur sot seanca ndaj Dodë Gjikolaj, i dyshuari kryesor për vrasjen me eksploziv të Haxhi Ahmetit në Gjakovë në vitin 2018, shkruan Gazeta Insajderi.

    Burime pranë policisë bëjnë me dije se i dyshuari kishte se paku një bashkëpuntorë në fshatin Smolicë. Ku i ndihmonte për të ja treguar fshatin dhe kohën e sakt kur do të vjen në shtëpi viktima Haxhi Ahmeti.

    Sot me datë 30.08.2022 në ora 10:00h pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë fillojë gjykimi ndaj të pandehurit, me disa kontrolle rigoroze në hyrje të sallës së gjykimit.

    Me të filluar gjykimi, pala mbrojtëse e të pandehurit avokat Gëzim Pozhegu kërkon ndryshim të masës deri në perfundim të procesit gjyqesore, edhe për kundër se i njejti nuk ishte paraqit në procëse hetimore, dhe ishte fshehur në Gjirokastër qindra kilometra nga adresa e tij, për t’u arrestuar nga Njesiti Fast Albania.

    Për të njejtin Hetuesia e Gjakovës nuk kishte kërkuar bashkëpunim ndërkombetar, por fal një informacioni të siguruar në rrugë operative nga njesi të tjera policore lokalizohet i dyshimti.

    Pas kerkimit të ndryshimit të masës, djali i vetem i viktimes, Gani Ahmeti ngrihet në këmbë dhe thotë:  “Kujt me ju ndryshu masa, ky kriminel qe ma ka vra babën, që ma ka djegë babën e gjallë”.

    Në atë moment kryetari i trupit gjykues e përjashton nga Gjykimi, Gani Ahmetin.

    Ahmeti duke dalë nga gjykim thotë: Ku e gjeti avokat Gezim Pozhegun ky ka qenë Gjykatës në rastin tim dhe të babës kur neve kemi qenë të dyshuar, ndërkohë qe unë isha në paraburgim e babanë e liruan, ma vrasin babanë”.

    Pas kësaj Prokurori e lëxojë Aktakuzen dhe i qendrojë pas Akuzës, ndërkohë mbrojta vetëm e mohojë se këto akuza nuk i pranojnë.

    Gani Ahmeti ndihet i kërcënuar, për Insajderin tregon si ndodhi rasti

    Ganiu është i vetmi nga burrat e familjes i mbetur ne familjen Ahmeti në Smolicë të Gjakovës pasi vëllai Ali Ahmeti, 29 vjeçar, kishte mbetur i vrarë në vitin 2013 ndërsa babai mbeti i vrarë me eksploziv në dhjetorin e vitit 2018 ne hyrje të shtëpisë.

    Ai për Insajderin tregon se ndihet i këcënuar për vdekje dhe po detyrohet të jetoj në Gjakovë e jo në shtëpinë e tij në fshatin Smolicë.

    “Ma kanë vra vllaun dhe babën. Unë jam i vetmi mashkull i familjes. Nuk m’ka mbetë tjetër kush. Unë e ndi vetën i kërcënum se jam i vetmi familjar. Kam kërkuar ndohmë që gjykatësi i rastit por ma ka bo rrafsh”, deklaroi ai.

    “Tutna me shku me jetu në shtëpi në katun sepse tutna në çdo minutë që mundet me më ndodh diçka, unë po jetoj në Gjakovë me gruan, djalin dhe nënën”, deklaroi ai.

     Sipas tij, rasti është duke u korruptuar dhe prokurorët po këcënohen nga personat që po dyshohet qendrojnë prapa rastit.

    “Këta i kanë në dorë avokatët. Me bo këta çka të dojnë. I kanë kërcënuar dëshmitarët. Unë kërkoj nga ju me u bo pak e madhe se këta janë ka dojnë më shpëtu për të gjitha veprat që kanë bërë. Këtu në Gjakovë i kanë në dorë. Bajram Ahmeti i ka kërcënu prokurorët dhe i ka në dorë çka të ju thotë i ngojnë”, deklaroi Ahmeti.

    Sipas tij Gjykata ka fakte të mjashtushme për babanë e tij. Ai, pretendon se ka fakte, dëshmi me video nga kamerat e dëshmitarët, por që po fshihen nga gjykata.

    Si ndodhi vrasja e Haxhi Ahmetit

    Në mëngjesin e vitit 2018, kishte ndodhur një shpërthim eksplozivi në një derë të shtëpisë në fshatin Smolicë të komunës së Gjakovës.

    Si pasojë e këtij shpërthimi, kishte mbetur i vdekur 61 vjeçari Haxhi Ahmeti, në derën e oborrit të shtëpisë së tij.

    Pas këtij rasti të dyshimtë, Policia dhe Prokuroria nuk kishin identifikuar apo arrestuar ndonjë person të dyshuar.

    Në tetor të vitit 2020, Policia e shtetit kishte njoftuar se ishte arrestuar 41 vjeçari Dodë Gjikolaj nga Shqipëria, i kërkuar lidhur me vrasje në Kosovë me armë e eksploziv.

    Ndaj tij është duke vazhduar procesi gjyqësor./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark