Misteri i zhdukjes së adoleshentes në Vlorë, nëna jep detaje për rastin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Misteri i zhdukjes së adoleshentes në Vlorë, nëna jep detaje për rastin

    Insajderi
    16 January 2022 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëna e 16 vjeçares së zhdukur prej tre ditësh në Vlorë është shprehur se nuk ka vënë re asnjë lëvizje të dyshimtë të vajzës ditën që ajo është larguar.

    Ajo thotë se si çdo ditë ka shkuar në shkollë, por nuk është kthyer në orarin që kthehej përditë. E për këtë ajo ka shkuar dhe ka pyetur në shkollë ku i kanë thënë se atë ditë kanë qenë me shkurtim orët dhe ajo është larguar.

    Ndër të tjera nëna e adoleshentes Eliza Tozaj, ka theksuar se para disa ditësh kanë pasur një debat me gocën për shkak të një lidhje me një djalë por që e kishin zgjidhur dhe i ishin kthyer normalitetit.

    “Vajza duhet të mbaronte mësim dhe të kthehej në shtëpi, pardje kishin pasur orët me shkurtim. Prita deri në orën 13:35 dhe shkova pyeta në shkollë ku më thanë se mësimi ka mbaruar shpejt se ka pasur orët me shkurtim. Nuk ka pasur telefon me vete, kam pyetur të afërmit dhe mësuesen kujdestare që më ka thënë se Eliza ka qenë në shkollë si normalisht.

    Pati një problem se ishte lidhur me një djalë dhe e zgjidhëm atë muhabet. I zgjidhëm dhe ishte kthyer në normalitet. Në polici kam shkuar direkt atë ditë që nuk më është kthyer vajza në shtëpi. Kërkoj ndihmën e policisë që të më kthehet vajza”, ka thënë nëna e 16 vjeçares.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark