Misteri, ku është Alba? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Misteri, ku është Alba?

    Insajderi
    22 November 2025 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë kaluar plot 14 orë që nga momenti kur Alba Pollozhani hyri në dhomën e rrëfimit gjatë spektaklit të mbrëmshëm, dhe që prej asaj kohe, vendndodhja e saj mbetet një mister i plotë.

    Banorja u pa për herë të fundit në pjesën e parë të “Prime-it”, kur situata agravoi në reagime të forta histerike. Alba pretendoi me zë të lartë se produksioni po e “nxjerr keq” në sytë e publikut, duke lënë të kuptohet se imazhi i saj po dëmtohej padrejtësisht.

    Çfarë ndodhi më pas? Gjatë transmetimit të programit, u komunikua se me gjendjen e saj po merrej psikologia e formatit për të qetësuar situatën. Megjithatë, surpriza qëndron në faktin se Alba nuk është parë në ambientet e shtëpisë as sot gjatë mesditës, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi vazhdimësinë e saj në lojë.

    Diskutimet brenda shtëpisë Mungesa e saj nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë. Para pak minutash, në një bisedë në dhomën e grimit, Elijona – e cila ka qenë shpesh objekt i sjelljeve bullizuese nga Alba – shprehu habi për mungesën e saj.

    “Allahile a thu ku është? Kanë me e kthy besoj,” – iu drejtua ajo Sasës.

    Por, përgjigja e Sasës ishte e prerë, duke lënë pak vend për shpresë se Alba mund të jetë ende pjesë e garës:

    “Kon moj me e kthy, jo moj çfarë. Çfarë të kthymi, a je normal?”

    Derisa Elijona ende e ka të vështirë të besojë se qëndrimi i Albës mund të ketë marrë fund në mënyrë kaq të papritur, publiku mbetet në pritje të një njoftimi zyrtar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark