Policia hungareze tha përmes një deklaratë se “shqyrtimi i origjinës së shpërthimit dhe shqyrtimet e dëmeve nga shpërthimi janë ende në proces”.
Shpërthimi ndodhi në një një nga rrugët më të ngarkuara në qendër të Budapestit të shtunën. Imazhet nga mediat lokale të lajmeve shfaqin një derë të shkatërruar plotësisht nga shpërthimi, raporton e përditshmja britanike The Independent.
Dritaret e ndërtesave dhe lokaleve në afërsi po ashtu u dëmtuan nga shpërthimi, teksa keq e pësuan edhe makinat që ishin përreth, thanë dëshmitarët.
Policia tha se nuk ka pasur viktima, nga incidenti i cili ndodhi në orës 10:36 të darkës, ditën e shtunë, njofton Gazeta Online Insajderi.
Një zëdhënës i qeverisë nuk pranoi të komentojë nëse shpërthimi mund të ketë qenë një sulm i qëllimshëm.
Vetëm se dihet që kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka qenë një kundërshtar i zëshëm i emigracionit në Evropë dhe është duke u bërë thirrje votuesve për të kundërshtuar kuotat e BE-së për rivendosjen e emigrantëve në Hungari, në një referendum që do mbahet të dielën e ardhshme.
Ai këtë po e argumenton me faktin se emigracioni rrit pasigurinë në Hungari. /Insajderi.com