Një grua në Mitrovicë e ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.
Sipas informacioneve të cilat posedon Sinjali, bazuar në dëshminë e viktimës, pasi i kishte kërkuar të dashurit të saj të ndahen, ai i ka shkuar te shtëpia dhe e ka sulmuar fizikisht.
Viktima u bë për spital dhe mori trajtim mjekësor, ndërsa Policia siguroi prezencën e të dyshuarit.
Burri i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij për rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti.