Ditën e djeshme, në Mitrovicë rreth orës 4 të mëngjesit në rrethana të panjohura është djegur vetura me targa serbe e një kosovari. Policia ka arrestuar të dyshuarin.
Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”.
Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë 12.11.2022 – 03:56. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri vetura e tij me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i zjarrfikësve dhe ka arrit të lokalizojë zjarrin. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.