Mitrovicë: Arrestohet një person pasi dyshohet se shkaktoi zjarr duke hedhur cigaren e ndezur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovicë: Arrestohet një person pasi dyshohet se shkaktoi zjarr duke hedhur cigaren e ndezur

    Insajderi
    17 August 2025 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr duke hedhur një cigare të ndezur në zonën e Tunelit të Parë, shkruan Insajderi.

    Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 16 gusht 2025, rreth orës 12:00, në Mitrovicën e Jugut. I dyshuari, një mashkull kosovar, është ndaluar nga policia pas incidentit, ndërsa njësitet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të lokalizuar zjarrin.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark