Mitrovicë: Arrestohet personi i tretë i dyshuar për vjedhje të rëndë në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovicë: Arrestohet personi i tretë i dyshuar për vjedhje të rëndë në Vushtrri

    Insajderi
    09 October 2025 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut kanë arrestuar sot një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

    I dyshuari, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar pas hetimeve të detajuara dhe sigurimit të provave materiale që lidhen me rastin. Ai dyshohet se në bashkëkryerje me persona të tjerë ka kryer vjedhjen në një shtëpi në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri, në muajin mars të këtij viti.

    Dy persona të tjerë të përfshirë në këtë rast janë arrestuar në muajin korrik, ndërsa i dyshuari i tretë është arrestuar sot në vendbanimin e tij në një fshat të Vushtrrisë.

    Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme, me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark