![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
M.S., 35-vjeçar, ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës për veprat penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “sulm”. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të marten në Mitrovicën e Veriut.
Siç njofton policia, M.S., dyshohet se ka sulmuar vajzën e tij të mitur. Gjatë sulmit, në mbrojtje ka ndërhyrë edhe i dashuri i vajzës së mitur, ku ka pësuar rrahje nga i dyshuar.
Njoftimi i PK’së:
Me datën 05.02.2025, Policia e Kosovës ka trajtuar një rast të dhunës fizike të raportuar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, ku një person i dyshuar, M.S. 35 vjeq, kishte sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.
Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari kishte shkuar në vendin ku ndodhej e mitura (vajza e tij) dhe e kishte sulmuar fizikisht atë. Në përpjekje për ta mbrojtur të miturën, kishte ndërhyrë edhe personi tjetër (i dashuri), i cili gjithashtu ishte sulmuar nga i dyshuari, duke u goditur me grusht në fytyrë. Lidhur me rastin, e mitura ka pranuar tretman mjekësor.
Njësia për dhunë në familje ka intervistuar palët dhe ka kontaktuar Prokurorët e Departamentit të përgjithshëm si dhe Departamentit për të Mitur. Në bazë të udhëzimeve të tyre është iniciuar rasti për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve gjithashtu inkurajon raportimin e rasteve të ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore. /Insajderi.org/