Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Mitrovicën e Veriut.
Sipas raportit ditor të PK’së për të hënën, thuhet se një person ka raportuar që në shtëpinë e tij ka depërtuar një predhë e armës, e ardhur në drejtim të panjohur.
Siç njofton policia, nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Mitrovicë Veri / 22.12..2024 – 18:15. Është raportuar se në një shtëpi ka depërtuar një predhë e armës që ka ardhur nga drejtimi i panjohur. Përveç dëmeve të vogla materiale nuk ka të lënduar. Rasti në procedurë hetimore“. /Insajderi.org/