Sot rreth orës 10 në Mitrovicë, një person ka tentuar ta vrasë një tjetër duke përdorur një sëpatë.
I lënduari në këtë ngjarje është I.K, 57 vjeçar, të cilit ndihma e parë i ishte dhënë në spitalin rajonal në Mitrovicë, ku më pas është transferuar për në QKUK.
Nuk dihen motivet që kanë nxitur incidentin, por policia njofton se ka arrestuar personin e dyshuar B. K. 41 vjeçar, i cili është dërguar në mbajtje./Insajderi.com