Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave lidhur me dhënien dhe marrjen e ryshfetit për tejkalimin e testit në një autoshkollë private për kategorinë B të vozitjes.
Sipas Policisë së Kosovës, për këtë janë sekuestruar 600 euro dhe dy telefona.
“DHËNIE /MARRJE E RYSHFETIT- Mitrovicë / 15.01.2025. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të dyshimit se njëri prej tyre në cilësi të instruktorit të vozitjes në një autoshkollë private ka pranuar nga i dyshuari tjetër para me qëllim të lehtësimit të procedurës për kalimin e testit me shkrim për kategorinë B të vozitjes”.
“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 600€ (6X100) para të gatshme dhe dy telefona celularë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”. /Insajderi.org/