
Një veturë e punës me gjashtë ulëse është përfshirë nga flakët mëngjesin e së enjtes në rrugën e njohur si “Mbretëresha Teutë”, pranë stacionit të autobusëve në Mitrovicë.
Vetura ishte e parkuar, teksa flakët shpërthyen papritur nga pjesa e përparme. Fatmirësisht, brenda saj nuk kishte pasagjerë dhe asnjë kalimtar nuk është lënduar.
Zjarri është shuar me ndërhyrjen e policit mitrovicas Florim Ahmeti, i cili nuk ngurroi të rrezikojë veten për t’i dalë në ndihmë situatës së krijuar. Ai arriti të shuajë flakët para se ato të përhapeshin më tej, duke shmangur kështu një rrezik më të madh për qytetarët dhe mjetet e parkuara përreth.
Vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.