Mitrovicë: U gjet i shtrirë me lëndime në kokë, mjeku në spital konstaton vdekjen e tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovicë: U gjet i shtrirë me lëndime në kokë, mjeku në spital konstaton vdekjen e tij

    Insajderi
    03 June 2024 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person në Mitrovicë është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Ai është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku është konstatuar vdekja e tij.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku e ka cilësuar si “vdekje të dyshimtë”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “VDEKJE E DYSHIMTË – Mitrovicë 02.06.2024-19:38. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendë ngjarje kanë dalur njësitet përkatëse”, thuhet në njoftim.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark