Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mesnatë në Mitrovicë.
Nga Policia e Kosovës, kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi, se janë lënduar dy persona zyrtar policë, dhe tre persona të tjerë.
Në njoftim thuhet se kur policia ka dal ta shikoj vendngjarjen e një aksidenti është goditur edhe vetura e policisë.
“Aksident trafiku me lëndime Në mesnatë,rreth orës 00:15, datës 26.10.2024, deri sa njësia e trafikut po kryente vendëshqimin e një aksidenti të shkaktuar ndërmjet një veture e një motoçiklete në rrugën e Ulqinit në Mitrovicë, nga një veturë është goditur vetura e policisë që ishte në vendngjare, me ç’ rast përveç dëmeve materilale lëndime kanë pësuar dy zyrtarë policorë, dhe tre persona tjerë”, thuhet në përgjigje.
Në pamjet e siguruara nga Gazeta Insajderi shihet se në aksident veturat janë të dëmtuara.
VIDEO: