×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Miu i gjallë del nga ushqimi i paketuar, avioni detyrohet të bëjë ulje emergjente

    Insajderi
    21 September 2024 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke e pabesueshme por një mi është bërë shkak që një avion i “Scandinavian Airlines” që fluturonte nga kryeqyteti norvegjez Oslo drejt Malagës në Spanjë, të bënte ulje emergjente në Danimarkë.

    Njëri prej pasagjerëve në bord gjeti një mi të gjallë brenda vaktit të ushqimit që do konsumonte dhe avioni u detyruar të ulet në aeroportin e Kopenhagen.

    “Fluturimi në fjalë u devijua në përputhje me procedurat e kompanisë, pasi miu në bord përbënte një rrezik sigurie”, tha zëdhënësi i SAS, Austin Schmidt për agjencinë franceze të lajmeve AFP.

    Pasagjerët u dërguan më vonë në Malaga me një avion tjetër, ndërsa një prej tyre që e përjetoi incidentin tha për medias se miu doli nga kutia e ushqimit që po hapej nga gruaja e ulur pranë tij në fluturim, shkruan A2.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark