Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, pamje nga fenomeni i rrallë në kulmin e vapës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, pamje nga fenomeni i rrallë në kulmin e vapës

    Insajderi
    04 July 2025 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mjegull e dendur ka mbuluar sot mesditën bregdetin e Vlorës, duke krijuar një pamje të pazakontë për pushuesit dhe plazhistët.

    Fenomeni, i rrallë për këtë periudhë të vitit, ka përfshirë një pjesë të mirë të vijës bregdetare, nga zona e Lungomares deri në Zvërnec.

    Sipas parashikimeve, mjegulla vjen si pasojë e kontrastit mes temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40°C dhe ndryshimeve të papritura në lagështinë e ajrit.

    Pamja e plazhit të mbuluar nga mjegulla ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, ndërsa shumë prej tyre kanë ndarë video dhe foto në rrjetet sociale.

    Meteorologët thonë se ky fenomen është i përkohshëm dhe pritet të shpërbëhet brenda disa orësh./Top Chanel/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark