Mjekët flladiten me klimë në QKUK, pacientët "kallen korridoreve" me njësitë e jashtme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjekët flladiten me klimë në QKUK, pacientët “kallen korridoreve” me njësitë e jashtme

    Insajderi
    26 June 2024 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast jo edhe i hjeshëm po ndodhë në Klinikën e Kirurgjisë Maksifaciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Klimat po përdoren vetëm nga ana e mjekëve të këtij reparti, derisa në pjesën ku presin pacientët po shkaktohet vapë e madhe.

    Përtej kësaj, klimat që janë vendosur në këtë repart janë të vendosura asisoji që pjesa e prapme e saj – e cila liron nxehtësi të madhe – është kthyer nga ana e pacientëve që presin për t’u kontrolluar në këtë klinikë.

    Pacientët janë ankuar për këtë gjë, duke thënë se i nxehti është bërë i padurueshëm për ta.

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga ky veprim.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark