Mjekja dhe drejtoresha shqiptare në Gjermani kërkon të bëj punë vullnetare në Kosovë, injorohet nga Vitia? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjekja dhe drejtoresha shqiptare në Gjermani kërkon të bëj punë vullnetare në Kosovë, injorohet nga Vitia?

    Insajderi
    21 June 2025 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mjekja Zana Luci, e cila është emëruar drejtoreshë e repartit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në qytetin Lindau të Gjermanisë, ka rrëfyer rrugëtimin e saj profesional.

    Gjatë një interviste, ajo ka folur për sfidat dhe pengesat që ka përjetuar gjatë karrierës së saj mjekësore, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm për t’u afirmuar në një sistem të huaj shëndetësor.

    Ndër të tjera, Luci është ndalur edhe tek situata në sistemin shëndetësor në Kosovë. Ajo zbuloi se kishte ofruar ndihmën e saj vullnetarisht për Ministrinë e Shëndetësisë, por përpjekjet e saj ishin injoruar.

    “I kam ofruar Ministrisë së Shëndetësisë punë vullnetare, por nuk kam marrë ndonjë përgjigje. Ka qenë muaji dhjetor kur kisha dëshirë të kontribuoj në trajnime apo edhe në aspektin operativ. Por nuk pati asnjë reagim”, deklaroi Luci.

    Ajo theksoi se kishte komunikuar drejtpërdrejt me ministrin Arben Vitia, por përkundër kësaj, interesimi i saj nuk u mor parasysh.

    “Fola personalisht me ministrin, por u neglizhova”, tha ajo.

    Zana Luci, 46 vjeçe, është me prejardhje nga Prishtina dhe ka përfunduar studimet për mjekësi në Universitetin e Mjekësisë në Vjenë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark