Mjeku i QKUK-së flet për gjendjen shëndetësore të babait të ish-presidentit Thaçi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku i QKUK-së flet për gjendjen shëndetësore të babait të ish-presidentit Thaçi

    Insajderi
    13 March 2025 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëri nga mjekët që po kujdeset për gjendjen shëndetësore të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi është deklaruar rreth gjendjes së tij.

    Tekniku i Radiologjisë, Selman Rexhepi konfirmoi se babai i Thaçit nuk e ka gjendjen e mirë.

    ”Gjendjen nuk e ka të mirë, por do edhe zoti e ndihma e mjekëve çka mund të bëjnë për të”, tha ai.

    Ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi pati mundësinë ta takonte babain e tij në QKUK, ku qëndroi për 4 orë. Gjatë vizitës, u raportua se ai pati mundësinë të takohej jo vetëm me babanë e tij, por edhe me gruan dhe nënën e tij.

    Thaçi kishte bërë kërkesë për ta vizituar babanë e tij të sëmurë në Kosovë që nga fundi i janarit, por kërkesa e tij ishte refuzuar dy herë.

    Në spital ishin të pranishëm edhe dhjetëra qytetarë që e përshëndetën dhe brohoritën emrin e ish-Presidentit Thaçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark