Urologu i QKUK-së Liridon Selmani, ka reaguar publikisht ndaj rastit të intervenimit të ministrit Rifat Latifi mbrëmë në Klikinkën e kirurgjisë.
Ministri Latifi u operua mbrëmë nga apendiciti i perforuar e njohur ndryshe si shpërthim i zorrës qorre. Latifi u operua nga kirurgu Enver Fekaj, i cili mbrëmë nuk ishte kujdestar por kishte ardhur enkas për ministrin.
Për këtë rast ka reaguar urologu Liridon Selmani i cili e ka quajtur abuzim me pozitën rastin kur dikush e ka të drejtën të thërras mjek nga shtëpia, e të mos shfrytëzojë ekipën kujdestare.
“Shërbimi mjekësor në institucionet publike shëndetësore do të duhej të ishte i standardizuar dhe me protokol unik. Me fjalë tjera, pavarësisht cili mjek qëndron kujdestar cilësia e shërbimit që ai ofron do të duhej të ishte e njëjtë si e kolegëve tjerë. Është abuzim i pozicionit fakti që për një intervenim rutinor dhe jokompleks dikush të ketë të drejtën të angazhojë mjek nga shtëpia kur aty ka mjek tashmë të dëshmuar për punën që bëjnë. Po qytetarët e thjeshtë cilin numër do të duhej të telefonojnë kur janë në hall për trajtim mjekësor?!”, ka shkruar Selmani duke mos përmendur emrin, por duke aluduar në ministrin.
Më shumë rreth operacionit të Latifit lexo: