Mjeku italian komenton lëndimin e Rrahmanit, tregon sa do të mungojë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mjeku italian komenton lëndimin e Rrahmanit, tregon sa do të mungojë

    Insajderi
    10 September 2025 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëndimi i Amir Rrahmanit në ndeshjen Zvicër-Kosova, është komentuar shumë në ditet e fundit.

    Kapiteni i Kosovës u detyrua të largohet nga fusha, derisa pas ekzaminive nga stafi i mjekëve kosovarë, udhëtoi në Itali, për teste të detajuara mjekësore, shkruan Insajderi.

    Skuadra e Napolit pas konfirmimit të analizave mjekësore. përmes një deklarate njoftoi se Amir Rrahmani një këputje e lehtë e bicepsit femoris në kofshën e djathtë.

    Derisa mjeku i skuadrës italiane, Raffaele Canonico, duke folur për lëndimin e tij, tha se rikuperimi nuk merr shumë kohë.

    “Rrahmani e pësoi një lëndim të shkallës së ulët në bicepsin femoral. Ka filluar tashmë trajtimin rehabilitues. Lëndimet muskulare mund të kenë një periudhë rikuperimi nga 2 deri në 12 javë, në varësi të faktorëve të ndryshëm. Ky është një lëndim i lehtë, ndaj mendoj se do të mungojë vetëm për disa ndeshje”, tha Canonico për mediat italiane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark