×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Mjeku paralajmëron: Mos i bëni këto dy gabime kur merrni paracetamol

    Insajderi
    23 July 2024 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paracetamoli është ilaç i mrekullueshëm për shumë njerëz.

    Shumica e përdorin për të trajtuar dhimbjet e kokës, dhimbjet e dhëmbëve dhe sëmundjet e tjera. Ai gjithashtu ndihmon në uljen e temperaturës së ngritur dhe është një përbërës i zakonshëm në shumë ilaçe për të ftohtin dhe gripin.

    Megjithatë, si çdo ilaç, ai mund të ketë disa rreziqe, sipas Express.co.uk.

    Mjeku i përgjithshëm Donald Grant ka paralajmëruar për rreziqet e mundshme afatgjata të përdorimit të paracetamolit.

    “Marrja e tepërt e paracetamolit ose përdorimi i tij kur nuk është i nevojshëm mund të sjellë rreziqe të mëdha për shëndetin tonë fizik, si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë të gjatë”.

    “Është e rëndësishme të kuptohen rreziqet që lidhen me paracetamolin për t’u siguruar që ai përdoret vetëm kur është e nevojshme”.

    Ai gjithashtu bëri thirrje të mos marrin doza të tepruara të paracetamolit ose të mos e përdorin atë gjatë kohës që konsumojnë alkool.

    Kjo mund të çojë në dëmtime serioze të mëlçisë, tha Dr Grant, dhe madje të rrezikojë jetën. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark