×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku shqiptar: Nëse e keni kaluar infeksionin, të shkuara dhe rrini të qetë

    Insajderi
    21 March 2021 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mjeku Ilir Alimehmeti ka ndarë në një postim në Facebook një tjetër lajm të mirë nga lufta me koronavirusin. E ndërsa tregon të dhënat e fundit të studimit në SHBA, epidemiologu thotë se nëse e keni kaluar infeksionin, “të shkuara dhe rrini të qetë”, nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni.

    “Miqtë e mi, sërish lajme të mira kundër variantit Afrikano-Jugor nga i cili u frikua opinioni publik këtë tremujor.

    Studiuesit elitarë të Emory University (SHBA) sapo publikuan (dje 20.03.2021) në revistën prestigjioze CELL Host & Microbe rezultatet e imunitetit të fituar nga kalimi i infeksionit apo nga vaksina Moderna kundër variantit Afrikano-Jugor.

    Ata studiuan efektet neutralizuese të gjakut:

    të pacientëve të sëmurë me SARS-CoV-2

    të pacientëve që e kishin kaluar infeksionin, dhe

    të pacientëve të vaksinuar me Moderna.

    Gjetjet:

    Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve lidheshin tre herë më pak me variantin Afrikano-Jugor (B.1.351), por

    Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve e neutralizonin variantin Afrikano-Jugor.

    Pra, është si të thuash se:

    Këpuca është trefish më e lehtë, por përsëri e shtyp buburrecin!

    Autorët dalin në përfundimet e qarta se:

    Antitrupat nga personat e infektuar ose të vaksinuar lidhen me variantin Afrikano-Jugor.

    Gjaku i pacientëve që e kanë kaluar infeksionin edhe përpara 8 muajve (maksimumi i periudhës studimore), sërish e njeh variantin Afrikano-Jugor.

    Gjaku i pacientëve të vaksinuar ruan fuqinë neutralizuese kundër variantit Afrikano-Jugor.

    Pra, miqtë e mi, mesazhet janë të qarta:

    Nëse e keni kaluar infeksionin, të shkuara dhe rrini të qetë.

    Nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni.

    Besojini natyrës dhe shkencës: ato veprojnë edhe pse nuk u jepet hapësirë mediatike” shkruan ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark