Mjete të blinduara rrethojnë presidencën, kuvendin dhe qeverinë, Insajderi sjell pamje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mjete të blinduara rrethojnë presidencën, kuvendin dhe qeverinë, Insajderi sjell pamje

    Insajderi
    06 June 2022 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoblindat e Policisë së Kosovës janë parë nëpër rrugët e Prishtinës, teksa shkonin te Kuvendi i Kosovës, ku po protestojnë veteranët.

    Protestuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po tentojnë të hyjnë brenda Kuvendit. Aktualisht ata janë në afërsi te dera e këtij ndërtesës së këtij institucioni.

    Ata po protestojnë pasi ndihen të diskriminuar nga mospërfshirja në ligjin për pagën minimale.

    Trupat e policëve janë vendosur para dyerve të objektit të Kuvendit, por të mos i lënë protestuesit të hyjnë brenda.

    Insajderi ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark