×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjetet ushtarake amerikane mbërrijnë në Durrës për stërvitjen masive

    Insajderi
    01 May 2021 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Porti i Durrësit në Shqipëri ka mirëpritur shumë kontejnerë dhe kamionë të mëdhenj nga Amerika pak para ushtrimeve të mëdha të NATO-s, në një stërvitje masive që ushtarakët kanë thënë se s’është parë në Adriatik që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Rreth 700 automjete të njësiteve nga Florida u shkarkuan në Durrës, ka raportuar Associated Press. Ato do të përdoren në ushtrimet dyjavore e që do të organizohen në gjashtë baza në Shqipëri. Do të jenë 6000 trupa nga Amerika. Kjo është pjesë e stërvitjes “Defender Europe 21”, që është e fokusuar në parandalimin e agresionit dhe ndërtimin e gatishmërisë operacionale si pjesë e bashkëpunimit me NATO-n dhe aleatët. Ky trajnim do të nisë më 17 maj dhe do të përfundojë më 2 qershor në Shqipëri.

    Në Shqipëri do të ketë edhe anije ushtarake nga Britania e Madhe.

    Me të arritur në Shqipëri, zyrtarët amerikanë kanë lavdëruar mikpritjen shqiptare, ushqimin e mirë dhe natyrën.

    Majori Randall Moran ka thënë se mikpritja ka qenë “një nga miqësoret që kam përjetuar qe një kohë të gjatë”.

    Stërvitja më e madhe e përjetuar ndonjëherë në rajon do të përfshijë 28 mijë trupa nga 27 shtete, përfshirë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

    Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark