MKRS-ja publikon thirrjen për instrumentistë dhe koristë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës - Insajderi
×
Kulturë

MKRS-ja publikon thirrjen për instrumentistë dhe koristë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës

Insajderi
23 September 2021 - 18:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin e Operës së Kosovës ka hapur thirrjen publike për instrumentistë dhe koristë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës, përcjell KultPlus.

Për të gjithë të interesuarit, dokumentet të cilat kërkohen për të aplikuar janë:

–Për profesionistë të fushës: CV, diplomë e përfundimit të studimeve në fushën përkatëse (Bachelor/Master)

–Për studentët e muzikës: CV, dëshmi për ndjekjen e studimeve në fushën përkatëse, dokumenti i identifikimit.

–Përzgjedhja e instrumentistëve dhe koristëve në Operën e Kosovës, bëhet përmes audicionit, njofton Ministria e Kulturës. / KultPlus.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark