Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka publikuar renditjen përfundimtare të 34 federatave të kategorizuara për këtë vit.
Përkundër se bëri bujë të madhe që Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e Basketbollit mbetën në Kategorinë B, MKRS duket se s’ia ka lënë shenjë.
MKRS ka publikuar renditjen përfundimtar të 34 federatave, ndërkaq FFK e FBK kanë mbetur në Kategorinë B. Federata e Boksit po ashtu është pjesë në këtë kategori.
Në Kategorinë A janë Federata e Xhudos së Kosovës, Federata e Hendbollit dhe ajo e Volejbollit.