“Mo bre t’lutna”- Arrestohet njëra nga vajzat e mitura që rrahën brutalisht moshataren e tyre në Gjilan-Detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mo bre t’lutna”- Arrestohet njëra nga vajzat e mitura që rrahën brutalisht moshataren e tyre në Gjilan-Detaje

    Insajderi
    09 August 2025 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë 14-vjeçar është dërguar për 24 orë në burg pas rrahjes brutale dhe keqtrajtimit të një të miture tjetër në Gjilan.

    Në rrahjen e vajzës së mitur kanë marrë pjesë katër vajza të tjera.

    Sipas Klanit, tri prej vajzave të tjera ishin nën moshën 14-vjeçare, arsye kjo që ka bërë që të mos arrestohen nga policia.

    Në lidhje me rastin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se po merren policia dhe prokuroria.

    “Mund ta konfirmoj si rast. Në lidhje me rastin po merren policia dhe prokuroria por nuk mund të japë më shumë detaje”, ka thënë Hashani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark