Mobilieria “Te Naseri” ia ndalon punëtorëve agjërimin, deklarohet Shefqet Krasniqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mobilieria “Te Naseri” ia ndalon punëtorëve agjërimin, deklarohet Shefqet Krasniqi

    Insajderi
    17 March 2024 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punëtorët e Fabrikës së mobileve “Te Naseri” në Suharekë nuk po mund të kryejnë një nga ritet më të rëndësishme të fesë Islame, Agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

    Pronari i kësaj mobilierie ua ka ndaluar punëtorëve të agjërojnë Ramazanin. Dhe për këtë, thuhet se iu është kërkuar të nënshkruajnë vendimin, shkruan Insajderi.

    Një dëgjues në një emision fetar ku i ftuar ishte Hoxhë, Shefqet Krasniqi, ka dërguar një mesazh me këto informacione.

    Punëdhënësi fillimisht ka kërkuar nga punëtorët që të mos e agjërojnë fare muajin e Ramazanit gjithashtu i ka detyruar që ta nënshkruajnë këtë vendim. Kjo ka bërë që disa punëtorë ta lënë punën”, thuhet në mesazhin e tij.

    Tutje, ai pyet hoxhën se si është realiteti i disa firmave se si po i trajtojnë punëtorët.

    Hoxhë Shefqet Krasniqi e kritikon pronarin e kësaj firme duke i thënë se “a ke turp nga Allahu”.

    “Ai është dashtë me e shkru edhe këto: 1. s’keni me agjeru, 2. Me pi raki, 3. keni me u pagëzu ose me u kryqu, 4. me e mohu Zotin. Ai e ka kanunin n’dorë se është mbret”, thotë hoxha duke udhëzu punëtorët që t’i thonë” A s’ke turp nga Allahu, çka të vyn me punu tek ai. Këtë nuk e bon as gjermani as anglezi”, thotë Krasniqi./Insajderi.org/

    Për më shumë dëgjoni përgjigjën e hoxhës:

    @allahun.permende #kujtojeallahun #shefqetkrasniqi ♬ شبل الإسلام – شبل الإسلام


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark