Mobilizohen institucionet për ndihmë dhe mbështetje psikologjike për familjet e të ndjerëve dhe të lënduarve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mobilizohen institucionet për ndihmë dhe mbështetje psikologjike për familjet e të ndjerëve dhe të lënduarve

    Insajderi
    16 March 2025 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë zyrtarizuar 59 viktima nga tragjedia në një klub nate në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut. Institucionet kanë konfirmuar edhe mbi 100 të rinj që kanë mbetur të lënduar.

    Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në bashkëpunim me Qendrat Ndërkomunale për Punë Sociale në Koçan dhe Shtip, kanë vënë në dispozicion ekipe profesionale për ndërhyrje në krizë, ndihmë dhe mbështetje psikosociale për familjet e të ndjerëve dhe të lënduarve.

    “Këto ekipe, të përbëra nga psikologë, punonjës socialë dhe profesionistë të tjerë, janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje të menjëhershme dhe afatgjatë për të gjithë ata që po përballen me dhimbjen dhe pasojat e këtij rasti të rëndë.” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Politikës Sociale, nga ku i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë psikosociale të kontaktojnë në numrat e telefonit të shfaqura në ekran.
    📞 Koçan: 071/246 377
    📞 Shtip: 076/475 050
    📞 Probishtip: 077/615 910


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark