Mobilizohet Kosova, Mehaj kërkon prezencë më të madhe të KFOR-it në Veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Mobilizohet Kosova, Mehaj kërkon prezencë më të madhe të KFOR-it në Veri

    Insajderi
    27 February 2022 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se me qëllim të koordinimit të ngushtë me KFOR-in, pas agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ferenc Kajar, transmeton Insajderi.

    Mehaj ka shkruar në Facebook se ka kërkuar prezencë më të madhe të trupave të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës dhe përforcim më të madh të kontingjentit të saj.

    “Gjithashtu me Gjeneral Kajar u pajtuam rritet koordinimi në mes institucioneve të sigurisë së vendit dhe KFOR-it , si dhe që të shtohen kapacitetet dhe vigjilenca në gjithë kufirin e vendit”, ka shkruar ai./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark