Mobilizohet Shoqata e Gastronomëve dhe Hotelerisë për protestën para Qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mobilizohet Shoqata e Gastronomëve dhe Hotelerisë për protestën para Qeverisë

    Insajderi
    13 December 2021 - 22:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata e Gastronomëve bashkë me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë pas dy ditësh pritet të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

    Kjo protest vie në shenjë pakënaqësie me masat e fundit antiCOVID, kundër përhapjes së virusit.

    Mobilizimi i anëtarëve të kësaj shoqate ka filluar tashmë dhe janë duke u kryer përgatitjet e fundit.

    Në disa prej qyteteve të Kosovës veçse kanë filluar takimet për t’u organizuar lidhur me mbarëvajtjen e protestës.

    Duhet përkujtuar që pavarësisht se numri i rasteve me COVID-19 prej disa muajsh pati rënie në Kosovë, masat antiCOVID në Kosovë vazhdojnë të jenë thuajse të njëjta.

    Përpos orës policore, lokalet e gastronomisë dhe hotelerisë po vazhdojnë të kenë masa të veçanta sa i përket shërbimit.

    E pikërisht për këtë të njëjtit kanë vazhduar të kërkojnë nga Qeveria ndryshimin e këtyre masave.

    Prizreni e Suhareka, më shumë se kurrë të mobilizuara në mbrojtje të të drejtës së tyre, në përkrahje të protestës “BOLL MA”, të SHGK-së dhe OHTK-së!Shihemi të mërkurën me dt. 15/12/21, në ora 13:00, para Qeverisë!BOLL MA – Durimit tonë i ka ardhur fundi!”, u tha nga Shoqata e Gastronomëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark