"Modeli 2024", Shtimja e Qemajl Aliut nënshkruan kontratë për blerjen e një veture mbi 33 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Modeli 2024”, Shtimja e Qemajl Aliut nënshkruan kontratë për blerjen e një veture mbi 33 mijë euro

    Insajderi
    12 September 2024 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 33 mijë euro do t’i kushtojë buxhetit të komunës së Shtimes blerja e një veture të re. Komuna e udhëhequr nga Qemajl Aliu i Vetëvendosjes, ditën e djeshme ka nënshkruar kontratë për blerjen e një veture e modelit të vitit 2024.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Shtimes me 11 shtator të 2024’tës, ka nënshkruar kontratë, për blerjen e një veture.

    “Blerja e veturës”, shkruan në përshkrimin e kontratës.

    Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate është 33 mijë e 500 euro.

    Tutje në arsyetimin që ka dhënë komuna e Shtimes për këtë kontratë thuhet se “Duke pas parasysh aktiviteti të shumta dhe nuk kemi mundësi të vazhdojnë punimet në teren pa mundësinë e veturave“.

    Në dosjen e tenderit, janë dhënë edhe specifikat që duhet t’i ketë kjo veturë: Motori duhet të jetë 2.0 Diezel, modeli i vitit 2024, fuqia Max 110 KË/150 KF, EU STD min euro 6, me pesë ulëse, pesë dyer, me 7 shpejtësi dhe automatik.

    Dritaret e pasme duhet të jenë të errësuara fabrikisht, airbag për shoferin dhe airbag për pasagjerin me mundësi deaktivizimi, airbag anësor për pasagjerët para dhe mbrapa përfshirë airbag “perde”, airbag i gjurit për shoferin e të tjera.

    Homologimin e automjeteve është e obliguar ta kryejë kompania e cila na furnizon me automjete të reja”, thuhet në dosje.

    Duke e theksuar se modeli i veturës është kërkuar të jetë i vitit 2024.

    FOTO e përshkrimit në detaje të veturës:

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark