“Ky televizion në Shqipëri është aq i rëndësishëm, saqë prezantuesja e lajmeve nuk ka pasur kohë të vishet”.
Me këtë humor, gazeta amerikane “The New Post” e nisë videon nëpërmjet së cilës tregon faktin sesi televizioni shqiptar “Zjarr”, jep lajmet e mbrëmjes.
Video e titulluar “Gjokset po i bëjnë lajmet e mbrëmjes përsëri interesante”, shpjegon sesi ky televizion në Shqipëri, duke dashur që të jenë më konkurrues kanë vendosur që lajmet e mbrëmjet të prezantohet nga prezantuese të cilat dalin gjysmë zhveshur.
“Me gjysmë zhveshur nënkuptohet veshjes, sepse televizioni në fakt ka punësuar nja grup të femrave të cilat janë gati të lexojnë lajmet pothuajse tërësisht zhveshur”, shkruan New York Post, raporton Insajderi.
Dhe kjo mënyrë e prezantimit të lajmeve sipas “New York Post” po dhez, pasi audienca e këtij televizioni po rritet.
“Vetëm se është e paqartë nëse dikush po i kushton rëndësi lajmeve”, shkruan “New York Post”./Insajderi.com