Moderatori i njohur bëhet baba për herë të parë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Moderatori i njohur bëhet baba për herë të parë

    Insajderi
    01 August 2025 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prezantuesi i njohur Visar Kalludra ka ndarë lajmin më të bukur të jetës: është bërë baba për herë të parë.

    Në një postim në InstaStory, ai ka zbuluar se para një jave ka ardhur në jetë vajza e tij, të cilën e quan një dhuratë të pastër nga Zoti.

    “Falënderimi i takon Allahut që na e dhuroi këtë bekim. Sot një javë më parë, u gëzuam me ardhjen në jetë të vajzës sonë. Një dhuratë e pastër nga Zoti, Elhamdulilah për gjithçka,” ka shkruar Visari krahas një fotografie ku shihet i përqafuar me të bijën.

    Visari prej kohësh është larguar nga jeta publike dhe është zhvendosur në Zvicër, ku jeton me partneren e tij shumëvjeçare.

    Urimet për çiftin e ri nuk kanë munguar, ndërsa ky kapitull i ri në jetën e Visarit është pritur me shumë emocion edhe nga ndjekësit e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark