Modriqi pas ndeshjes së fundit me Realin: Kjo nuk është lamtumirë, është shihemi më vonë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Modriqi pas ndeshjes së fundit me Realin: Kjo nuk është lamtumirë, është shihemi më vonë

    Insajderi
    12 July 2025 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-futbollisti i Real Madridit, ka reaguar në rrjetin e tij social “Instagram”, pasi e luajti ndeshjen e fundit me mbretërit.

    Modriq shkroi se Real Madridi ishte shtëpia e tij për 13 vjet, e për të cilën tha se do të jetë shtëpia e tij përgjithmonë.

    “Kjo nuk është lamtumirë, kjo është shihemi më vonë”, shkroi Modriq.

    Legjenda kroate nuk e përmbylli më së miri karrierën e tij me Realin, pasi në gjysmëfinale të Kupës së Botës, madrilenët u mposhtën 4-0 nga PSG-ja, duke mbetur në sezonin 2024-25 pa asnjë titull.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark