Mogherini arrin në parlamentin e Serbisë, nuk u mirëprit nga Partia Radikale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mogherini arrin në parlamentin e Serbisë, nuk u mirëprit nga Partia Radikale

    Insajderi
    03 March 2017 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka arritur në parlamentin serb, ku ajo do të mbajë një fjalim para deputetëve.

    Vetëm pak pas Mogherinit, në parlament ka shkuar kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, për ta dëgjuar fjalimin e saj, njoftojnë mediat serbe.

    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq në prag të seancës speciale – ku ligjvënësit do të kontaktojnë me Mogherini, tha se ajo do të mbështes Serbinë drejtë anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

    Por, Mogherini nuk u prit mirë nga deputetët e Partisë Radikale Serbe, ajo derisa mbante fjalimin, ata  thërrisnin emrin e Rusisë, duke shtuar se BE-ja nuk u duhet.

    Edhe disa deputetët të tjerë protestuan në heshtje por me slogane ku në serbisht dhe anglisht shkruante Serbia nuk i beson Brukselit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark