Ka përfunduar takimi mes përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Takimi me presidentin, Thaçi është mbajtur me dyer të mbyllura
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini është duke zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Mogherini, më pas do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa, pastaj me udhëheqësit e partive politike.
Para se Mogherini të shkojë në Mitrovicë, ajo do të takohet edhe me udhëheqësit e partive politike.
Vizita e Mogherinit në Kosovë është në kuadër të turneut të saj në Ballkan, ku fillimisht ka vizituar Shkupin e më pas Beogradin dhe Tiranën./Insajderi.com