Në Ditën e Evropës, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, ka thënë së Evropa vazhdon të shihet me admirim në mbarë botën.
“Gjithkund në botë jemi partneri kryesor i tregtisë, investuesi më i madh, donatori më i madh në kriza humanitar,” ka thënë ajo.
Sipas saj, me gjithë sfidat me të cilat përballet Evropa, ajo vazhdon të jetë kontinenti më i pasur në botë.
Ajo ka folur edhe për terrorizmin dhe numrin e madh të refugjatëve me të cilët po përballet Evropa.
Sipas saj, BE nuk rrezikohet nga emigrantët apo terrorizmi, sepse sipas saj, ata kanë fuqi të presin e mbrojnë refugjatët dhe të luftojnë terrorizmin e radikalizmin.
Por ajo ka thënë se rreziku për BE mund të vije nga brenda.
“Unioni jonë rrezikohet nëse ne ndërtojmë mure, në vend që t’i rrënojmë ato. Unioni jonë rrezikohet nëse sillemi si Evropianë me orar të shkurtuar. Kur thërrasim për ndihmë kur kemi nevojë, por në anën tjetër nuk jemi në gjendje të ndihmojmë. Unioni rrezikohet nëse diskriminojmë njerëzit bazuar në ngjyrën e lëkurës or gjuhës që ata flasin ose mënyrës se si ata luten. Dhe nëse bëjmë kështu, unioni jonë është në rrezik sepse identiteti yn është i bazuar në diversitet”, ka thënë Mogherini./Insajderi.com