Mogherini kërkon ratifikimin e Demarkacionit për liberalizimin e vizave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mogherini kërkon ratifikimin e Demarkacionit për liberalizimin e vizave

    Insajderi
    21 June 2016 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, u prit edhe nga përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, e cila ka thënë se Kosova duhet të jetë optimiste për vendimin për liberalizimin e vizave.

    Presidenti Thaçi e informoi Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Mogherini, për të arriturat e Kosovës dhe për përkushtimin për paqe dhe stabilitet në rajon.

    Duke folur për procesin e vizave, Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova tani pret një “vendim meritor për liberalizimin e vizave”.

    I pari i vendit foli edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe theksoi se ky proces ka ndikuar pozitivisht në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në tërë Ballkanin Perëndimor.

    Përfaqësuesja e Lartë Mogherini u shpreh se Kosova duhet të jetë optimiste për vendimin për liberalizimin e vizave dhe kërkoi që sa më parë të përmbushet edhe kriteri i fundit, ai i miratimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ajo gjithashtu ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet të mbeten të përkushtuara për ndërtimin e bashkëpunimit të sinqertë me njëri-tjetrin.

    Ndërkaq gjatë ditës, Thaçi është pritur edhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark