Mogherini: Nesër do jem në Prishtinë për të festuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mogherini: Nesër do jem në Prishtinë për të festuar

    Insajderi
    04 May 2016 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ajo ka shkruar në Twitter se është krenare për Kosovën dhe do të vije nesër në Prishtinë për të festuar.

    “Jam krenare për propozimin pozitiv për vizat për Kosovë. Nesër unë do të jem në Prishtinë për të festuar dhe të vazhdojmë të punojmë përpara”, ka shkruar Mogherini.

    Në ora 16:00 Mogherini do të mbaj një fjalim në Kuvendit e Kosovës para deputetëve.

    ka raportuar dje se Mogherini do të vije në Prishtinë për t’i uruar kosovarët për rekomandimin lidhur me liberalizimin e vizave.

    Burimet e portalit tonë mësojnë se Mogherini do të vije në Kosovë me një aeroplan special, meqë për të enjten nuk kishte linjë të planifikuar të udhëtimit Bruksel-Prishtinë.

    Vizita e përfaqësuese së lartë të BE-së në Kosovë bëhet vetëm një ditë pasi që Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e vizave për kosovarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark