Ka filluar takimi me liderët e partive politike me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Mogherini ka arritur t’i bëjë bashkë, Isa Mustafën, Kadri Veselin, Visar Ymerin, Ardian Gjinin, Jakup Krasniqin dhe Shefin e Listës Srpska, Sllavko Simic.
Ky takim po ndodh në kuadër të përkrahjes së saj për t’i bindur opozitën dhe Listën Srpska që të votojnë demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave.
Mogherini në një konferencë me Kryeministrin Mustafa tha se është në duart e deputetëve të votojnë demarkacionin dhe të ndodhë liberalizimin i vizave.