Mogherini pritet nga të gjithë në Prishtinë, pas refuzimit të zhurmshëm në Serbi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mogherini pritet nga të gjithë në Prishtinë, pas refuzimit të zhurmshëm në Serbi

    Insajderi
    04 March 2017 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e lartë të BE-së, Frederica Mogherini, do të mbledhë sot në zyrat e BE-së edhe liderët e partive opozitare.

    Lëvizja Vetëvendosje, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim me zonjën Mogerini, në kwtw takim opozita do të rishfaqin edhe një herë qëndrimet e tyre në lidhje me demarkacionin, asociacionin, dhe bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Pal Lekaj, ka konfirmuar se Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësojë, Adrian Gjini, në këtë takim ku do të shfaqën edhe një herë qëndrimet e tyre në lidhje me demarkacionin dhe asociacionin.

    “Ftesa është për kryetarët e partive opozitar, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të jetë Ardian Gjini, ne edhe në këtë takim do të përçojmë mesazhet se jemi kundër asociacionit me kompetenca ekzekutive dhe kundër marrëveshjes së demarkacionit ku Kosova humbë tokë”, ka thënë Lekaj.

    Në anën tjetër edhe kryetari i Lëvizja Vetëvendosje, Visar Ymeri, do të marrë pjesë në këtë takim ku do bisedohet në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

    “Kemi pranuar ftesën dhe Visar Ymeri, kryetari i Vetëvendosjes do të marrë pjesë në këtë takim, ku temë diskutimi do të jetë demarkacioni, dhe bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Sekretari Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti.

    Mogerini gjatë ditës do të zhvilloj takim edhe me, presidentin Thaçi, kryeministrin, Mustafa, Kryeparlamentarin, Veseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark