Konspiracionisti Alfred Cako raportohet se është infektuar me COVID-19.
Cako është një nga personat që ka mohuar ekzistencën e virusit, madje për vaksinën është shprehur se është një formë eutanazie për të ulur numrin e popullsisë në botë.
Ai sfidonte hapur edhe institucionet shëndetësore duke i kërkuar që të hynte në Spitalin Infektiv pa maskë duke shprehur bindjen që gjithçka ishte një sajesë.
Pra, infektimi i tij bie ndesh me deklaratat e mëparshme në të cilat tregonte se ishte i paprekshëm ndaj virusit. /Gazeta Shqip/