Moldavi: Shkarkohet ministri i cili u arrestua për korrupsion – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Moldavi: Shkarkohet ministri i cili u arrestua për korrupsion

    Insajderi
    21 March 2017 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon ka shkarkuar ministrin e Bujqësisë Eduard Grama, pasi ai dyshohet për korrupsion.

    “Pres iniciativa të tilla edhe në të ardhmen. Brenda qeverisë ka ende shumë zyrtarë të korruptuar”, ka thënë Dodon.

    Kryeministri moldav, Pavel Filip ka kërkuar nga presidenti që ta aprovojë shkarkimin e Grama, i cili është i arrestuar nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në një skemë për shpronësim të paligjshëm të vreshtave dhe ndërtesave shtetërore. Ai ka mohuar akuzat.

    Prokurorët anti-korrupsion thonë se dhjetra persona janë të dyshuar se kanë qenë të përfshirë në këtë skemë. Për këtë rast, vitin e kaluar janë arrestuar 12 persona.

    Moldavia është njëra prej prodhueseve më të mëdha të verës. Rreth 70 për qind e verës, vitin e kaluar është eksportuar në Bashkimin Evropian./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark